.

Ish-deputeti i PD-së: Rama pushtoi PS-në. Lubonja: Erdhi me parimin “një pallat, një votë”

Ish-ministri i i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli dhe analisti Fatos Lubonja kanë një mendim ndyrshe sa i përket drejtimit të partisë nga kryeministri aktual Edi Rama. Ruli u shpreh se Rama e ka pushtuar Partinë Socialiste dhe se ai i merr vetë vendimet në parti.
“Rama vjen nga një tjetër model, vjen nga qyteti. Kozmopolit në kulturë. Por kur vjen në frena, në pushtet, a e mban dot? Rama është zgjedhur me kompromis në PS dhe më pas e pushtoi PS-në. Në parti ka një sjellje autoritare dhe super autoritare. Bënte balancë kë hiqte nga të vjetrit, kë vinte nga të rinjtë. Kujt i jepte pushtet. Rama konsolidon prirjen autoritare për të marrë vetë vendimet”, u shpreh Ruli.

Ndërkohë Lubonja përmendi një shprehje të Ilir Metës, “një pallat, një votë”, që nënkutpon se kryeministri ka krijuar një formë drejtimi nëpërmjet promovimit.

Ne nuk duam të na thonë se e kemi gabim. Dhe Rama këtë bën, në nuk jemi mësuar. Po përmend një shprehje të Ilir Metës “një pallat, një votë”. Rama e ka ndërtuar një strukturë pushteti promovimi nëpërmjet mediave. Dhe nga idea “një pallat, një votë” ai erdhi si përfaqësues i këtyre pushteteve të forta”, u shpreh Lubonja.