.

Vrau dhe groposi 34-vjeçarin pranë varrezave në Nikël, ja masa që mori gjykata për Hysni Ramajn

Pas vrasjes së 34 vjeçarit Kejsi Hysës, i cili u gjet i i groposur pranë varrezave në Nikël të Fushë-Krujës, gjykata ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes.

Mësohet se gjykata ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për pronarin e mobilerisë, Hysni Ramaj, i cili dyshohet se ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes. Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël. Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti.
Viktima ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë. Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.