.

U akuzua se vodhi medaljen gjatë Botërorit, FIFA sqaron njëherë e mirë veprimin e gruas

Gjatë finales së Kampionatit Botëror, e gjithë vëmendja ishte e fokusuar tek momenti kur skuadra fituese e Francës do të ngrinte Kupën e Botës. Mirëpo, shumë fansa kanë kapur një detaj tjetër, i cili bëri këto ditë xhiron e rrjetit.

Teksa po shpërndaheshin medaljet për lojtarët, një grua pas presidentit të FIFA-s, Vladimir Putin, u filmua duke futur një medalje në xhepin e saj. Pas reagimeve të shumta nëpër rrjete sociale, FIFA ka bërë një sqarim zyrtar:

Sipas tyre, ajo ishte një medalje e tepërt. Për çdo ekip, në total shpërndahen 50 medalje, mirëpo ekipit francez i mungonte një lojtar. Për këtë arsye, ajo e futi në xhep dhe më vonë medalja ju dorëzua FIFA-s. Kështu, FIFA ka sqaruar njëherë e mirë veprimin e gruas e cila u akuzua nga të gjithë për vjedhjen e medaljes.