.

Pas mbylljes së Komisionit nga Mimi Kodheli ka reaguar nënkryetari i Komisionit të Jashtëm

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedente mbylljen e mbledhjes së komisionit nga ana e Mimi Kodhelit

Në një dekaratë pas mbledhes, Shehu deklaroi se opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian, ndërkohë që kryetarja, sipas tij, e mbylli mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga mbytja ku ka rënë.

Tritan Shehu

Ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e parlamentit. Kyetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavertetat e mëdha që po bëjnë.

Fakeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie.

Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian.

Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vertetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë.

Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri.