.

Italiani kërcënon me vdekje prostitutën shqiptare, ja çfarë ndodhi

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar italian pasi kishte kërcënuar me vdekje një prostitutë shqiptare. Sipas mediave italiane për fat të mirë policia ndërhyri në kohë dhe ka arrestuar shoferin Italian në zonën e quajtur Ferrante Imparato. Mësohet se 35-vjeçari ka qenë me precedentë të mëparshëm.

Ndërkohë prostituta shqiptare njoftoi policinë fshehurazi e më pas agjentët i gjetën bashkë me italianin në kamionin e tij.

Policia italiane raporton se 35-vjeçari, pas raportit seksual, e kërcënoi shqiptaren me një thikë duke tentuar ti marrë 30 eurot që i dha paradhënie para marrëdhënies me argumentin se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit.