.

I riu nga Durrësi i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

Një i ri nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Sukth dhe viktima është shtetasi me inicialet H.M 29 vjeç.

Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun t’i japë fund jetës.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Më datë 17.07.2018, në Sukth, në banesë, ka pirë fostoksinë, shtetasi H. M., vjeç 29, banues në Sukth dhe rreth orës 24:10, ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.