.

Videoja që po bën xhiron e botës, shpullë fytyrës 18-vjeçarit në stërvitje

Situata e Antonio Kandrevas tek Interi nuk është aspak e mirë. Pasi kaloi një sezon të tërë pa shënuar asnjë gol, sulmuesi italian nuk e ka më të sigurt vendin e tij si titullar.

Por, një episod i nxehtë ka ndodhur në stërvitje ditën e djeshme, kur Kandreva ka qëlluar me shpullë një lojtar të ri tek Interi, 18-vjeçarin Xian Emers. Pas një dueli mes të dyve, topi doli jashtë, dhe mbrojtësi pretendoi se nuk e kishte prekur.

Diçka e tillë nervozoi Kandrevën, dhe shkoi për ta qëlluar me duar. Gjithçka ndodhi në sytë e Spaletit, ndërsa klubi zikaltër ende nuk ka marrë një vendim për këtë situatë të krijuar.

Kandreva on Vidnews.

Kandreva on Vidnews.