.

Tragjike/ E mbijetuara e kampeve të internimit rrëfen tmerrin: Ja sa fëmijë vdiqën brenda 48 orëve

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, e mbijetuara e kampeve të internimit Klara Merlika ka treguar tmerrin që kanë përjetuar të gjithë të internuarit e komunzimit. Ajo tregoi se si brenda 48 orëve vdiqën 20 e ca fëmijë në kapin e Tepelenës të cilin e quan kapin e shfarosjes.

“Për të tjerët nuk e di, por unë kam dëshmitarë shokët e mij. Të më dalin përballë e të më thonë që kam gënjyer për kampin e internimit. Kampi i Tepelenës ishte kamp shfarosje. Brenda 48 orëve kanë vdekur 20 e ca fëmijë. Ishte një grua nënë e 12 kalamajve dhe kishte dy binjakë. Brenda 24 orëve i vdiqën”, rrëfeu Klara Merlika.