.

Takimi Trump-Putin/ Gazetarin e nxjerrin me forcë nga konferenca, ja çfarë ndodhi

Gjatë konferencës së përbashkët së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ka ndodhur një incident. Një gazetar është nxjerrë jashtë dhomës së konferencës për shtyp nga rojet e sigurisë, por ende nuk dihet arsyeja.

Sipas “Sky News”, ai u shfaq teksa mbante një letër të bardhë me mbishkrimin “Nuclear Ban Treaty”.

Gazetari i BBC ka raportuar se ai punonte për “The Nation” në SHBA.