.

“Doing Business 2018”/ Shqipëria humbi 7 vende, Sonila Qato: 2017 vit zgjedhjesh parlamentare, vepronte qeveria teknike

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato teksa është pyetur për raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” i cili thotë se Shqiëpria ka humbur 7 vende është përgjigjur se viti 2017 ka qenë vit zgjdhjesh parlamentare dhe për këtë arsye biznesi është lënë pas dore.

“Është e vërtetë. Më lejo të përmend që klima e biznesit matet nga këto raporte që janë të besueshme që u referohemi atyre për të përmirësuar punën tonë. Ndër objektivat e qeverisë është të përmirësojmë klimën e të bërit biznes. 2017 ka qenë një vit i rëndësishëm zgjedhjesh parlamentarë dhe për një periudhë ka vepruar qeveria teknike dhe vëmendje të madhe mori monitorimi i zgjedhjeve, duke lënë kështu pas dore disa detyrime të rëndësishme që shteti dhe qeveria t’i kushtonin më shumë rëndësi biznesit”, u shpreh Qato.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2017 Shqipëria ndodhej në vendin e 58, ndërsa në 2018 në vendin e 65-të.