.

Senida Mesi rrëfen për herë të parë: Ja si u bëra zv/ kryeministre

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka treguar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 se si u zgjodh zëvendëskryeministre. Ajo tregoi se si u takua me kryeministrin Edi Rama dhe rrugëm e përzgjedhjes drejt postit që mban aktualisht.

Eni Vasili: Si ndodhi që u bëre zëvendëskryeministre?

Senida Mesi: Është një proces i mirëmenduar, i mirëdetajuar për të përcaktuar aftësitë. Jam prezantuar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me kryeministrin në kuadër të një bashkëbisedimi për tu njohur me njëri-tjetrin dhe për të përcaktuar atë që mund të bëjmë së bashku. Pastaj është vendosur nga vetë kryeministri duke parë cv-të dhe background-in e gjithësecilit.