.

Kush është kryeministri më i suksesshëm? Ja si përgjigjet ish-presidenti

Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm? Kjo ishte pyetja e radhës e gazetares Eni Vasili drejtuar ish-presidentit Alfred Moisiut në emisionin “Studio e Hapur”. Ky i fundit u përgjigj se është e vështirë për të dhënë një emër, por gjithsesi ai zgjodhi kryeministrin aktual Edi Rama.

Eni Vasili: Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm?

Alferd Moisiu: Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin.

Eni Vasili: Mesa kuptova Rama është më i suksesshmi?

Alfred Moisiu: Për mua Rama është më i miri pas ’90-ës.