.

Protesta në mbështetje të emigrantëve, përfundon në pranga edhe aktorja e famshme

Përmes një postimi në Twitter, aktorja Susan Sarandon ka njoftuar arrestimin e saj pas protestës kundër Donald Trump.
Fituesja e Oscar tregon se ishte një nga 600 gratë e arrestuara në protestën në mbështetje të emigrantëve poshtë ndërtesës së Senatit amerikan.

Policia në Uashington thotë se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten. Gratë po protestonin kundër politikës së migrimit të qeverisë dhe rasteve të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.