.

Michael Jackson është gjallë, zbulohet te seriali i “The Simpsons”

Seriali i famshëm “The Simpsons” i cili ka parashikuar disa prej ngjarjeve më të mëdha në botë duket se e ka dhënë qëllimisht lajmin e vdekjes së Michael Jackson.
Fansat e Michael Jackson pretendojnë se ai nuk ka vdekur, e se vdekja e tij është një inskenim i parashikuar nga The Simpsons.
Bëhet fjalë për një episod të këtij filmi, që nxjerr Michael Jackson të vdekur, por pak kohë më vonë ai rezulton i gjallë dhe nuk kalon shumë kohë që historia të pushtonte faqet e gazetës, me titull kryesor “Mashtrimi i Michael Jackson”.
Michael Turegano, një superfans i Michael Jackson, i cili prej 8 vitesh ka hetuar vdekjen e tij, beson se këngëtari është ende gjallë dhe se episodi i The Simpson ishte mesazh për fansat e tij.

Michael donte të linte gjithçka pas dhe të largohej. Seritë e The Simpsons dinë shumë gjëra që do të ndodhë në të ardhmen.