.

Habit Ana Lika: Kam ngelur në derë sepse…

Aktorja e famshme Ana Lika është një personazh që spikat për batuta dhe karakter të drejtpërdrejtë në showbizin shqiptar.

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ajo ka rrëfyer se ka sindromën e “Piter Pan”, pra që në shpirt është gjithmonë e re.

“Kam sindromën e Piter Pan, është e bukur kjo gjë deri në një farë pike, por pastaj kupton që duhet të rritesh”, u shpreh ajo.

“Unë kam ngelur në derë.. kur erdhën më kërkuan motrën, u thash mos se është me rradhë kjo punë. Por nuk e kam problem fare, unë jam gocë në karrierë, kështu justifikohem tek njerëzit”, ka thënë ajo duke qeshur.