.

Gazetari i njohur shpërthen ndaj RTSH-së: Jeni bordelloja më e madhe…

Brazili fitoi sot kundrejt Kosta Rikës edhe pse të gjithë e vunë re se nuk ishte në formën e duhur. Fitorja ka ardhur falë golave të Kutinjos dhe Nejmarit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë fansave ishte shpërthimi në lot i “yllit” të ekipi latin, Nejmar. Në përfundim të ndeshjes braziliani u ul në fushë dhe nuk i ka përmbajtur dot lotët që mund të kenë ardhur si pasojë e emocionit të krijuar.

Në këtë moment RTSH, e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të reklamave duke bërë që tifozët të humbasin lotët e Neymar.

Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në “Facebook” e cilëson RTSH-në si bordellon e cila merr taksat e shqiptarëve, të cilat për të janë sadaka.

“RTSH mund te jete bordello më e madhe në Shqiperi. Partizanet e shtetit dhe publikes mund ta dëgjojnë rezultatin e ndeshjës në darke në radio. 10 milionë eurot që paguajmë taksa për TVSH-në janë sadaka”, shkruan Tomorri.