.

E jashtëzakonshme/ Gjendet një breshkë 45 kg në bregun e Shëngjinit (Video)

Mbrëmjen e  djeshme në në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë doli një breshkë rreth 45 kg.

“Rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”, tha Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi.

“Sipas të dhënave breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit”, vijon ai.

Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verfikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, tha prefekti Gjergj Prendi.

Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

Soft News- Një breshkë 45 kg del në bregun e Shëngjinit

Soft News- Një breshkë 45 kg del në bregun e Shëngjinithttps://ata.gov.al/2018/06/22/soft-news-nje-breshke-45-kg-del-ne-bregun-e-shengjinit/Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha për ATSH-në se "rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe". Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur Vendredi 22 juin 2018