.

Aksident i rëndë/ Automjeti përplaset me trafikndarësen, del në anën tjetër të autostradës

 

Një mjet i tipit trajler u përplas me trafikndarësen në Autostradën Tiranë – Durrës.

Për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.

Burimet policore thanë se shkak për aksidentin e fortë, u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Policia e Durrësit po punon për zbardhjen e ngjarjes.