.

Libi/ Shpëtohen 301 migrantë, përfshirë 46 fëmijë dhe 3 gra

Rojat bregdetare libiane kanë shpëtuar një grup prej 301 migrantësh afrikanë, përfshirë 46 fëmijë.

Ndërmjet migrantëve të 12 kombësive të ndryshme, kishte edhe tri gra.

Operacioni i kryer nga anija libiane ”Ras Jedir” filloi në orën 02:00 dhe zgjati disa orë.

”Ndërhyrja ishte shumë e lodhshme për ekipin e anijes, pasi numri i migrantëve ishte shumë i madh. Më pas i zhvendosëm në Tripoli, në orën 08:00”, deklaruan autoritetet