.

Rikthehen në burg autorët e dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit

Tre të rinjtë të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari, janë rikthyer në burg.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lulo, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar ‘arrest me burg’ edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergj Tako, ndryshoi akuzën.

Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.