.

Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, dy të plagosur

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident I rëndë në qytetin e Bulqizës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Makina tip “Opel”, me targa AA 903 Kl ka dalë nga rruga duke u përplas me shtyllën e ndriçimit të dhe më pas është përmbysur.

Policia lokale e Bulqizës bën me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.