.

Aktori shpërthen kundër Ramës: S’ke për të ndërtuar këtu o plak, disa servilë…

Nga protesta që po organizojnë artistët, aktori Visjan Ukcenaj ftoi të gjithë të rinjtë që të jenë pjesë e nismës kundër shëmbjes së Teatrit. Ndërsa me tone të ashpra shpërtheu kundër aktorëve që janë pro shembjes së tij.

“Arsyeja se erdha këtu është se nuk kam parë asnjë të ri që të vij këtu. Ti s’ke për ta bërë atë projekt o plak, shko e bëje diku tjetër. Kjo është skena më e rëndësishme e të rinjve. Disa servilë shiten për një projekt në teatër. Disa të tjerë nuk vijnë. Duhet të vijmë të gjithë të rinj. Artist me pordhë, pa pordhë, pa lekë apo me lekë”, tha aktori.