Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes pranë urës së Mifolit në aksin rrugore Levan-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, sepse ka dalë me shpejtësi nga makina.
Dyshimet e para flasin per një shkëndijë elektrike, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.