.

Erjon Braçe ironizon në “Instagram” dënimin e Skënderbeut

Deputeti I Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar në Instagram pas lajmit të bërë publik nga KAS-i, i cili rrëzoi kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Braçe njihet si tifoz I zjarrtë I Skënderbeut.

Nëpërmjet një foto të postuar në “Instagram”, Braçe ka bërë ironi me mbrojtësin e Skënderbeut Tefik Osmani, duke shkruar në postimin e tij “Tufik Tofik”. Postimit deputeti i kishte bashkangjitur foto nga ceremonia e titullit kampion ku shfaqet portieri Orges Shehi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.