.

Tentoi të grabisë bankën në Lushnje/ Ushtaraku shfaqet i penduar në gjyq: S’më del rroga, kam dy fëmijë!

Tre ditë më parë ai tentoi të grabiste bankën në Lushnje, ndërkohë sot ai ka dalë para gjykatës ku edhe është njohur me masën e sigurisë ‘burg pa afat’.

Olcion Muça, 25 vjeç është ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje, i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.

Para trupit gjykues, i riu është shfaqur i penduar, por tha se është detyruar nga mungesa e parave.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Muça tha se lekët që merrte nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale. Ndërkohë që pak ditë më parë ai theksoi se gjykata i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat, por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë”.