.

Humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme, fotografi bën dedikimin prekës për shefin e Gardës (Foto)

Martin Nika, Shefi i Njësisë Operacionale në Gardën e Republikës së Shqipërisë humbi jetën dje tragjikisht pasi u përplas nga një makinë në momentin që sapo kishte përfunduar kontrollin e shërbimit.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës së të enjtes pranë Kryeministrisë teksa ishte duke ecur.
Fotografi Felix Bilani në një postim prekës në Facebook, ka publikuar një foto nga homazhet dhe shkruan:

“R.I.P Martin Nika….gjate viteve te punes time ne media …shpesh pershendeteshim , pinim ndonje kafe dikur tek lokalet afer parlamentit…. edhe ne punen qe beje ishe gjithmone i qeshur , gjithmone humor, gjithmone i dashur . Te qofte dheu i lehte …..’