.

E papritur! Nëna tmerrohet pasi shikon djepin e foshnjes të mbuluar me gjak, ja çfarë kishte ndodhur

Nëna e një fëmije 6 javësh është tmerruar pasi shkoi në dhomën ku djali i saj po flinte dhe njëra anë e djepit ishte e mbuluar me gjak.

Ajo shkoi për t’i dhënë shishen e tij dhe për një çast nuk arriti të logjikonte dot se çfarë mund të kishte ndodhur. Megjithatë për fat të mirë, dëmtimet e vogëlushit ishin të pakta dhe aspak serioze.
Gishti i këmbës së tij kishte ngecur në njërën nga vrimat e djepit ndaj Erin e ka treguar këtë rast për t’i bërë prindërit e tjerë të vetëdijshëm për atë që mund të ndodhë.
Ajo lajmëroi nënën e saj dhe e dërguan fëmijën në spital.

“Mund të shihnim vetëm një prerje të vogël, por këtë mëngjes e kontrollova përsëri gishtin e tij dhe mendoj se ai mund të ketë fërkuar këmbën tek pëlhura e cila përdoret për ajrosje dhe aty mund ta ketë prerë.
Ndonëse prerja e vogëlushit nuk ishte e madhe, ai humbi shumë gjak madje edhe mjekët e konsideruan te çuditshme për një fëmijë 6 javësh.

“Ai është në rregull tani megjithatë i kam veshur Parkerit çorape për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri, shprehet nëna e tij./Hapur.al