.

Vlahutin dhuron spektakël me veshjet e saj, shihni sa shumë ngjyra ka përdorur në të gjitha takimet zyrtare

 

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin së cilës i mbaron mandati këtë verë, do të kujtohet për faktin se udhëhoqi disa reforma të rëndësishme në vend gjatë mandatit të aj. Ajo së bashku me Ambasadorin e SHBA Donald Lu, kanë qenë në krye të reformës në drejtësi së cilës i duhen akoma disa vite për tu përmbyllur plotësisht. Dhe duke qenë një zyrtare kaq protagoniste në jetën politike të vendit, padyshim që ka qenë në qendër të vemendjes së publikut, i cili e ka parë në detaje sjelljen e saj, mënyrën se si flet, raportet me politikanët e deri tek mënyra se si është krehur dhe veshur. Vlahutin edhe pse ka një karrierë si gazetare, nuk ka patur shumë dëshirë që të jetë pjesë e mediave me deklarata, përpos atyre formale që prodhohen në zyrat e saj. Daljet e saj në programe të ndryshme, kanë qenë shumë të rralla, ndërsa për jetën private as që bëhej fjalë të fliste. Por nga mediat u mësua se gjatë mandatit të saj në Shqipëri, në vitin 2015, zonja Vlahutin u lidh në martesë, me një ceremoni të zhvilluar në Mal të Zi e cils mbeti aq shumë private, sa as edhe një foto nuk doli në media. Sa do kishim dashur ta shihnim në një foto nuse!

Por, me gjithë diskrecionin e saj, është një pasion jashtë politikës dhe diplomacisë, të cilin ajo nuk kishte se si ta mbante të fshehur. Dhe ky është pasioni për tu veshur bukur dhe sidomos me shumë ngjyra. Pothuajse në të gjitha daljet e saj, Vlahutin ka spikatur për fustanet të cilat i vesh kryesisht me ngjyra të ndezura. Nuk është kursyer duke përdorur të gjithë spektrin e ngjyrave, duke dhuruar një spektakël të vërtetë me imazhin e saj. Në këtë mënyrë ajo do të mbahet mend si zyrtarja që nuk kishte pikë lidhjeje me kostumet apo xhaketat gri tërësisht formale dhe të mërzitshme, duke preferuar fustane deri në gju me modele vajzërore shpeshherë. Ne kemi përzgjedhur disa prej tyre në këtë galeri fotosh.

 

 

 

 

 

 

Array
(
    [ids] => 52951,52950,52949,52948,52947,52946,52945
    [src] => Array
        (
        )

)