.

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren dhe zbulojnë banderolën (VIDEO)

Ashtu si ishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit,. Në nisje të seancës fjalën e mori kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili akuzoi dyshen Rama_Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Basha:E vërteta është se Kushtetuta ka rënë. Mazhoranca nuk zbaton rregulloren. Qeveria e kapur dhe e zhytur në krim. Ka për qëllim të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetues për të shkatërruar provat, intimiduar dhe blerë dëshmitarët dhe denoncuesit e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë. Për ti siguruar Fatmir Xhafajt karrigen e tij, dhe për ti siguruar të vëllait të tij Agron Geron Xhafajt, aktivitetin kriminal, si një nga bosët më të mëdhenj të drogës

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës dhe kjo solli bllokimin e foltores nga deputetët e opozitës të cilët dolën me parulla në dorë ku shkruhej:
“Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e drogës dhe krimit”.

Pas këtij veprimi të deputetëve të opozitës, kreu i Kuvendit Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të rinisë pas 10 minutash.