.

Sonte në Studio e Hapur/ “Republika e ndërkombëtarëve”

Qysh në nisje të historisë së shtetit shqiptar e në vazhdim, roli i ndërkombëatrëve ka qënë vendimtar në momente të rëndësishme të historisë tonë. Shqiptarët janë populli që i besojnë më shumë ndikimit, kryesisht të SHBA-së por edhe BE-së. Ndoshta për këtë arsye politikanët tanë e kanë shumë të rëndësishme mbëshetjen e ambasadorëve. Qëndrimet e ndërkombëatërve i kanë dhënë shpesh zgjidhje situatave të ndërlikuara në Shqipëri, sic ishte së fundmi miratimi i reformës në drejtësi dhe kontributi i ambasadorëve Lu e Vllahutin. Me ndërmjetësimin e ndërkombëatrëev u miratua ligji për dekriminalizimin, me ndërmjetësimin e ndërkombëatrëve u arrit marrëveshje a 17 majit të vitit të shkuar, kur opozita po refuzonte të hyntë ne zgjedhje, por edhe të tjera zhvillime me rëndësi që kanë vulën e ndërkombëtarëve. Pse na është dashur kaq shumë fjala e ndërkombëtarëve në çdo moemnt kritik. Eshtë paaftësia e elitave shqiptare apo më shumë se kaq?! Në Studioe  Hapur do të flitet sot pikërisht për këtë temë, roli i ambasadorëve në zhvillimet e nxehta politike në Shqipëri, fokusuar tek ngjarjet e kohëve të fundit .