.

Së shpejti drejt altarit, moderatorja e njohur publikon ftesat e dasmës

Moderatorja e njohur Jona Spahiu është në prag martese me partnerin e saj Frenklin Ymeri.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit foto të ftesave të dasmës të cilat janë të punuara me dorë dhe sipër janë vendosur inicialet e emrave të tyre.
Kjo foto konfirmon planet e Jonës për martesë të cilat qarkullonin prej kohësh.Mesa duket moderatorja po merret me përgatitjet gjatë kësaj periudhe ndaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.Ndërkohë zërat flasin edhe për një shtatzëni të mundshme, megjithatë jemi ende në pritje të konfirmimit nga ana e çiftit.