.

E vërteta e ‘Fake News’! Pse Donald Trump sulmoi shtypin! Strategjia e tij kopjohet nga politikanë anembanë botës

 

Lesley Stahl, gazetarja ‘veterane’ e televizionit CBS News, ishte e para që i mori një intervistë presidentit Donald Trump menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2016.
Para nisjes së intervistës, Stahl dhe shefi i saj u takuan me Trump pa kamera, në zyrën e tij në Trump Toëer, ku në atë bisedë Stahl, thotë se ai nisi të sulmonte shtypin.
“I thashë,” Ti e di, që kjo po bëhet e lodhshme, pse po e vazhdon këtë?”, kujton Stahl.
“Dhe ai tha,” E di pse e bëj këtë? Unë e bëj këtë për t’ju diskredituar të gjithë ju dhe për t’ju dëmtuar të gjithëve, kështu që kur ju të shkruani ndonjë artikull negativ për mua, askush nuk do t’ju besojë “, kujton Stahl.
Konstatimi i Stahl për sulmet e Trump u bë publike në të njëjtën ditë kur The Boston Globe raportoi për disa nga gabimet gramatikore, të shenjave të pikësimit në statuset e tëeeter-it të Trump, të cilat gjithashtu bëheshin qëllimisht për të forcuar besimin brenda bazës së tij”.


Sulmet e Trump ndaj shtypit, që nga biseda e tij jashtë kameras me gazetaren Stahl kanë vazhduar me të njëjtin ritëm të pamëshirshëm, duke shqetësuar historianët dhe studiuesit që i shohin fjalët e tij si të rrezikshme dhe kërcënim për strukturën e demokracisë. Siç njoftoi Associated Press në fillim të këtij viti, zyrtarët në mbarë vendin tani po kopjojnë strategjinë e Trump duke i quajtur lajmet e zakonshme si ‘Fake news’ (lajme të rremë) duke e përdorur këtë si një armë kundër artikujve të pahijshëm ndaj tyre. ”
‘Mbrapa fjalës “fake neWs” që po përdoret nga shumë politikanë të të gjitha niveleve. Është bërë kudo si një sinjal për mbështetësit e një politikani që të injorojnë raportimet e vërteta dhe pyetjet e vështira të gazetarëve, ‘shkroi Ryan J. Foley i AP.
Reporterja veterane e Shtëpisë së Bardhë Ëoodruff, thotë se gjaku i saj”vlon” kur dëgjon liderët politikë dhe të tjerë të thonë se gazetarët janë armiq të popullit amerikan dhe raportimi i tyre është i rremë.
“Kjo më bën shumë të zemëruar. Unë kam në këtë punë prej 50 vjetësh dhe njerëzit më të mirë që unë njoh janë gazetarët që e kushtojnë jetën e tyre për të gjetur faktet dhe për te zbardhur historinë e duhur “, tha ajo.
Presidenti i preferuar i Stahl që ajo ka vlerësuar në karrierën e saj të gjatë është George H.W. Bush. “Ai kishte aq shumë integritet,” tha ajo, “ai ishte një njeri i nderuar, dhe ai drejtoi presidencën në një mënyrë të shkëlqyer, dhe bëri kaq shumë punë.” Perktheu, hapur.al