.

Zbulohet kura për sëmundjen e shekullit

Dihet se depresioni është një “sëmundje” që prek shumicën e popullsisë botërore dhe nëse mbetet i patrajtuar, mund ti çojë shumë persona drejt vetëvrasjes. Medikamentet janë të shumta, por sipas statistikave ndihma që këto trajtime japin nuk është në nivelin e duhur. Trajtimet janë afatgjata dhe me shumë persona nuk funksionojnë siç duhet ose kanë efekte anësore. Sipas studimeve më të fundit nga shkencëtarët, emri i substancës është: Psilocibin. Psilocibina është një substancë që gjendet te të ashtuquajturat “kërpudha magjike”. Eksperimenti i kryer me 17 persona tregoi përmirësim në gjendjen mendore të personave duke e parë botën me një sy krejt tjetër. Në anën tjetër grupi me 16 persona që nuk mori trajtimin me psilocibin nuk tregoi asnjë përmirësim në gjendjen e tyre edhe pse të trajtuar me anti-depresivë të tjerë. Shkencëtarët kanë bërë një goditje të madhe në fushën e psikiatrisë, por nëse kompanitë farmaceutike do të arrijnë të krijojnë një medikament nga kjo substancë, kjo mbetet për tu parë.