.

Akuzat ndaj Llallës/ Berisha: U tentua që të zëvendësohej peshku i madh!

I ftuar në ABC News, ish-kryeministri Berisha u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa tha se u tentua që Sajmir Tahiri të zëvendësohej me Llallën, u tentua që të zëvendësohej peshku i madh.

Asnjë prokuror tjetër nuk ka kërkuar më shumë heqje imunitetesh dhe nuk ka hetuar më shumë ministra se Llalla. Deri tani kam dëgjuar për Llallën se ka blerë dhe shitur tokë, por blerje dhe shitje ka me mijëra që kanë bërë. Nëse akuzohet se ka pastruar para, atëherë le të dënohet në shkallën më të rëndë, nëse i ka bërë, por u tentua që të shpëtohej Tahiri dhe të dënohej Llalla. Çdo njeri që ka shkelur ligjin të dënohet, por nuk jam për gjah shtrigash”, tha Berisha.