.

(Video) Dy gjyqtarët dhe prokurorja që kaluan Vettingun të influencuar politikisht?/ Topi: Besoj se janë njerëz që…

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në ‘Studio e Hapur’ komentoi edhe situatën me Reformën në Drejtësi, ku tha se sipas mendimit të tij, tre personat, 2 gjyqtarët dhe prokurori që kaluan Vettingun janë njerëz me integritet moral dhe profesional.

Vasili: “Vetëm dy gjyqtarë dhe një prokurore ka kaluar deri tani Vettingun. Duket se u vërtetua perceptimi i kahershëm që sistemi i drejtësisë ëshët krejtësisht i kalbur”

Topi: “Ata që vendosin rregulla për të tjerët duhet të vendosin rregulla për veten në rradhë të parë. Duhet Vetting për politikën në rradhë të parë.”

Vasili: “Këta tre persona që kaluan Vettingun mendoni se janë të influencuar politikisht?”

Topi: “Mendoj që kanë dominuar, persona me integritet, moral dhe profesional. Besoj se janë njerëz që mund të kenë konsiderata të mira.”