.

(Video) Audiopërgjimi, lojë politike apo investim gazetaresk?/ Ja si përgjigjet ish-presidenti Bamir Topi

I ftuar në ‘Studio e Hapur’, teksa u pyet nëse audiopërgjimi është një lojë politike apo investigim gazetaresk, ish-presidenti Topi tha se brenda atij audiopërgjimi ka një kontradiksion të madh.

Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”

Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdoru nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”

Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”

Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”

Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”

Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”

Topi: “Me dijeninë time jo”

Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”

Topi: “Problemi nuk është te  Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”

Vasili: “HAp i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”

Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”