.

Ish-ministri ironizon Ramën: Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin Bale. Sa t’jetë Balja, ai s’ka faj

Lidhur me shfajsimet që kryeministri Rama po përdor pas publikimit të video-përgjimit të Agron Xhafaj, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se papërgjegjshmëria e Ramës e ka emrin Bale.

Postimi i plotë:

Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin BALE.

Vite më parë çuni i BALES i hapi digën e liqenit artificial dhe përmbyti Tiranën.

Sot BABALJA i hapi digën e liqenit të rrenave që ka krijuar me trafikun e drogës dhe përmbyti Shqipërinë.

Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një BALE për tu fajsuar.

Sa të jetë BALJA nëpër këmbë, Ai ska faj…