.

Durrës/ Zhduket nga banesa 19-vjeçarja, policia nis hetimet. Dyshohet se…

Një 19 vjeçare nga Durrësi është zhdukur papritur nga shtëpia. Pas një dite pritjeje familjarët kanë denoncuar rastin në polici.

Fill pas denoncimit e reja me inicialet Xh.H është rikthyer. E pyetur nga policia për arsyen e largimit të saj, e reja është shprehur se ishte arratisur me dëshirën e vet nga shtëpia.

Deklarata e të resë ka bërë që policia ta çojë dosjen në prokurori për të zbuluar shkaqet e vërteta në arratisjes së të resë, nëse është kryer për motive të dhunës në familje apo për arsye të tjera.