.

Rrëqethës rrëfimi i ish-sulmuesit të Barçës: “Vuaja nga ankthi, 17 vjeç më ndryshoi jeta por më lanë të vetëm…”

Të gjithë kishin shpresa të mëdha se Bojan Krkiç, do të ishte një “Mesi i ri”, në momentin që debutoi tek Barcelona, duke parë talentin e madh të tij. Por, ai nuk u ngrit kurrë në nivelin e pretenduar dhe tashmë ka rrëfyer për “The Guardian” problemet që ka pasur gjatë karrierës, kryesisht me ankthin.

Nuk mora pjesë në Europian nga ankthi. Që nga viti 2008 karriera ime mori për keq, por njerëzit nuk e dinin se çfarë po më ndodhte. Ata thonin se nuk doja të luaja për Spanjën. Federata e dinte problemin tim, por sërish më grumbulloi, duke më lënë të vetëm përballë opinionit publik. Ka forca që nuk i kontrollon dot më, opinione që nuk i heq dot nga mendja, xhelozira… Duhet t’i përballosh, por nuk është e thjeshtë. Isha 17 vjeç kur më ndryshoi jeta. Shkova në Botërorin U17, më pas debutova kundër Osasunës, debutova në Champions, shënova kundër Villarreal dhe në shkurt 2008 u grumbullova në kombëtare. Isha mësuar të ecja në rrugë pa më njohur njeri dhe nuk mund ta bëja më këtë gjë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha Bojan për “The Guardian”, shkruan panorama.