.

Vaji kanabisit mund të kurojë epilepsinë, ja studimi më i fundit që e vërteton këtë


Një studim i fundit mjekësor ka arritur në konkluzionin se përdorimi i vajit të kanabisit mund të trajtojë sëmundjen e epilepsisë. Nuk flitet për një kurim 100% por ky vaj ka veti të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes .
Janë bërë prova klinike për këtë dhe pacientët e trajtuar me ilaçin e ri me bazë vaj kanabisi panë një ulje prej 40 përqind të frekuencës së shfaqjes së sëmundjes dhe simpotmave të saj.
Vaj kanabisit mund të përdoret për të trajtuar format më të rralla dhe më të rënda të epilepsisë. Vaji është përfshirë brenda një ilaçi të ri, të quajtur Epidiolex.
Pacientët e trajtuar me këtë ilaç përjetuan një reduktim prej 41.9 për qind të simptomave të sëmundjes dhe ndiheshin shumë më mirë se më parë.
Për vajin e kanabisit është folur edhe më herët se ndihmon në kurimin e sëmundjeve si reumatizëm, migrenë, aknet, sklerozën dhe depresionin, madje disa njerëz e kanë përdorur për të luftuar edhe kancerin.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për të marrë dorgë direkte, pasi bima përpunohet dhe kthehet në medikament.


Ky studim, i udhëhequr nga Orrin Devinsky, profesor i neurologjisë, neurokirurgjisë dhe psikiatrisë në NYU School of Medicine, trajtoi 225 pacientë me këtë gjendje.


Gjatë një periudhe 14-javore të përdorimit të vajit të kanabisit, shërimi i sëmundjes ishte 41.9 për qind.
Është studimi i parë i këtij lloji dhe kërkime të tjera do të vijojnë të bëhen për të pasur më shumë informacion mbi dozën e ilaçeve dhe moshën e pacientëve. Pavarësisht suksesit të këtij medikamenti, te pacientët mund të shfaqen disa efekte anësore si përgjumje, ulje të oreksit, diarre, ethe dhe vjellje.
Por ky studim është një hap më shumë në mjekësi për kurimin e epilepsisë dhe shumë sëmundjeve të tjera. Përktheu, hapur.al