.

Pushuesja tregon realitetin e hidhur, fotoja që po thyen rrjetin: Ja si po na mashtrojnë agjensitë turistike

Gjatë fundjavës një turiste ka shpërndarë disa foto nga pushimet e saj, por njëra prej tyre tregon se si marketingu i tërheq njerëzit, por realiteti lë për të dëshiruar.
Ajo tregon se si ishte paraqitur pishina e hotelit në Vietnam në faqen e tij, dhe si ishte në të vërtetë.
Ky lloj krahasimi u bë viral, madje ndjekësit e saj kanë vënë re se edhe te shkallët nuk ka hapësirë të mjaftueshme ndaj fjala ‘Mirë se erdhe’ e cila në anglisht shkruhet ‘welcome’ është shkruar përgjysmë.


Gjithashtu njerëzit tregojnë se ky nuk është rasti i vetëm, duke komentuar eksperiencat e tyre në vende të ndryshme.Njerëzit çdo ditë e më shumë po ndihen të mashtruar nga mënyra se si reklamohet produkti.
Kjo foto ka thyer rrjetin pasi është diçka aktuale që na prek të gjithëve, ndaj ndonjëherë është zgjidhje më e mirë të shikoni reagimet e të tjerëve sesa fotot e agjensive të udhëtimeve.

Hapur.al