.

Historia e trishtë/Lindi fëmijën e saj të vdekur, por nëna nuk dorëzohet, në moshën 50 vjeçare vendos..

Pas humbjes së fëmijës së saj të parë pak vite më parë, gruaja 50 vjeçare vendos të bëhet sërish nënë. ‘Dita e Nënës 2018 ishte më e bukura që kam pasur ndonjëherë, sepse për herë të parë, 50 vjeç, kisha një fëmijë në prehër,’’ tha ajo.
Edhe pse është shumë e lumtur ajo tregon se ndërsa sheh vajzën e saj Amelia, nuk mund të mos kujtoj dhe vajzën që i vdiq Molin. ‘’Bashkëshorti im Brian dhe unë ishim kaq të ngazëllyer kur mbeta shtatzënë me Molin. Ajo do të ishte fëmija ynë i parë, dhe për shkak se nuk ishim aq të rinj sa shumica e çifteve që fillonin një familje (unë isha 46 vjeç dhe Brian ishte 49 vjeç), e pamë këtë si shansin tonë të fundit për të qenë prindër.’’
‘’Një mbrëmje nuk u ndjeva mirë. Fëmija nuk po lëvizte. Megjithatë nuk mendova keq. Por të nesërmen, unë nuk mund ta ndieja fare asnjë lëvizje në bark. E dija që diçka nuk po shkonte mirë. Fillova të lëvizja lart e poshtë nëpër shkallë në mënyrë që të ndieja lëvizje por asnjë reagim,’’tha ajo.
Të nesërmen shkuan në spital, bënë një imazh me ultratinguj. ‘ Mjeku na u drejtua të dyve, dhe na tha; Më vjen shumë keq, nuk ka rrahje zemre. Unë u tmerrova. Kjo nuk mund të ishte e drejtë dhe e vërtetë. Ai duhet ta kishte parë gabim ekon. Molly ishte e vdekur? Brian shtrëngoi dorën time dhe mjeku u largua nga dhoma,’’ rrëfen më tej nëna e brengosur.

Kur doli nga spitali nuk pranoi të besonte se vajza kishte vdekur ende pa lindur. ‘Ndoshta ishte një ëndërr. Ndoshta isha në mes të një makthi mizor. Mjeku më tha se do të duhej të merrja një pilulë për të nxitur lindjen. Pastaj Brian, Molly dhe unë u dërguam në shtëpi të mbushur me frikë, dëshpërim, konfuzion dhe faj. Çfarë kisha bërë keq? A ishte faji im? Ne u kthyem në spital dy ditë më vonë kur isha shtatzënë saktësisht 40 javëshe. Ishte 12 gushti dita që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sonë – por fatkeqsisht ishim atje për të lindur fëmijën tonë të vdekur. Ne u dërguam në The Ëilloë Room, ku çiftet mund t’i sjellin fëmijët e tyre të vdekur në botë, larg tingujve të foshnjave të gjalla dhe prindërve të lumtur. Një mami më shpjegoi procesin që ishte shumë i vështirë. Molly ka lindur e vdekur në orën 8.52 pasdite më 12 gusht 2013. Ajo ishte e mbështjellur me një shall. Mbajta trupin e saj të plagosur, të heshtur dhe të pajetë në krahët e mi. Sytë, buzët dhe thonjtë e saj ishin të zeza nga mungesa e oksigjenit. Instinktet e mia amtare nisën. Fëmija im ishte këtu. Ajo kishte ardhur. Diku përtej trupit të saj të vdekur, unë mund të ndieja bukurinë e saj. Mamia mori një copëz prej flokëve të saj – që ishin të njëjta si babai i saj. U bënë disa foto, dhe më pas flokët, fotot dhe printimet u vendosën në një broshurë për kujtime,’’ tha nëna.
Katër vjet pas humbjes së Molly, kur ishte 50 vjeç, pasi udhëtoi në një klinikë në Athinë për të marrë një vezë donatori, ajo mbeti sërish shtatzënë dhe në jetë erdhi vajza e tyre e bukur Amelie.
‘’Foshnjat e shëndetshme të lindura pas një fëmije që ka vdekur quhen ‘foshnje ylber’, pasi ato janë si dielli pas shiut, gëzimi pas dhimbjes. Ajo është një fëmijë i vërtetë i bukur, i zgjuar dhe plot jetë. Amelie, tani 10 muajshe, me të vërtetë është dhurata jonë prej ari,’’ thotë çifti që tashmë janë të lumtur që janë bërë prindër. Hapur.al