.

Vitet e vështira të gazetarisë në vitin ‘97/ rrëfimi i Eni Vasilit: Shkoja të jepja lajmet në TVSH me tank (Video)

 


“Për drekë me mua”, rubrika e gatimit te “E diela shqiptare” këtë herë ndaloi te shtëpia e gazetares Eni Vasili, e cila kishte gatuar pjata shumë të shijshme dhe të veçanta për dy vajza të tjera të famshme të ekranit, Iva Tiço dhe Orinda Huta.


E teksa po drekonin në tarracën e shtëpisë së gazetares, dietologia Blerina Bombaj Troci e pyeti Eni Vasilin për ndonjë eksperiencë të veçanhtë që ajo kujton në fillimet e karrierës së vet, në vitin ’97 kur ajo ishte ende studente në fakultet, por i ishte besuar edicionin qëndror i lajmeve të orës 20:00, në TVSH.
“Unë kam kujtime të tjera nga ’97-ta. Unë në atë kohë jepja lajmet. Po ju them një gjë, që e ruaj akoma; kam një leje të jashtëzakonshme qarkullimi, dhe shkoja të jepja lajmet nga shtëpia ime për në televizionin shqiptar me tank,” tha gazetarja, ndërsa vajzat e tjera mbetën paksa të habitura nga ky rrëfim.
‘Kjo është një eksperiencë unike, pasi jo të gjithë kan shkuar në punë me tank,’’ komentoi më tej me humor Iva Tiço.


‘’Rastësisht përpara disa ditësh kam folur në telefon me drejtorin e Policisë të asaj kohe, i cili ma kujtoi këtë gjë, unë e kisha harruar. Më tha të kujtohet atëherë, (unë isha shumë e re, studente në fakultet, dhe jepja lajmet qëndrore në TVSH të orës 20:00), kur ti, Tefta vinin ju merrnim , ju shoqëronim për të dhënë lajmet. Kam qenë 21 vjeç dhe jepja lajmet atëherë,’’ tha më tej Eni.
‘’Përgjegjësi e madhe, të jepje lajmet qëndrore në një moshë aq të re,’’ thanë vajzat.


‘’E vërtetë, madje vishja dhe xhaketën e mamit, që të dukesha pak më e rritur, shoqëruar me dy palë vata te krahët, flokët me shumë volum, dhe mundohesha të impostoja zërin që të dukesha e rritur. Gjithmonë kam dashur të bëhem gazetare dhe të jap lajmet. Madje mami më tregon një histori, dhe më thotë se një ditë vjen një mikesha jonë në shtëpi, dhe më thotë Eni tani do shkosh në shkollë të lartë, ke vendosur se çfarë do bëhesh? Dhe unë me prindërit e mi nuk e kisha biseduar, dhe i them se do bëhem gazetare.Që aty filloi kërkimi im në këtë rrugë, konkurova për gazetari nuk fitova, nisa fakultetin te gjuhët e huaja, më pas u bë një konkurs te TVSH për spikere lajmeshm, aty fitova, dhe kam nisur të jap lajmet e para në orën 22:00. Zakonisht të rinjtë jepnin lajmet e paradites, por mua më ranë lajmet e rëndësishme të mbrëmjes. Ka qenë eksperiencë e bukur, dhe unë nuk kam dashur asgjë më shumë se sa kjo që kam bërë në jetë, të bëhem gazetare, të bëj një emision, te merrem me informacionin,’’ tha më tej Eni Vasili. (Video minuta 29:40)