.

‘Tërbohet’ Jolie pas lajmit që po thyen rrjetin: Ribashkohen Pitt dhe Aniston, duan fëmijë

Një lajm aspak i vërtetë rezulton ai që ka qarkulluar këto orë për Jennifer Aniston që do të ketë një fëmijë me Brad Pitt, dhe Angelina Jolie është tërbuar pas këtij lajmi.

Sipas mediave rozë në Britani, ky lajm ka thyer rrjetin dhe motoret e kerkimit ne Google kane regjistruar oret e fundit vetem emrat e ketyre 3 personazheve.
Të mërkurën, In Touch publikoi një histori të rreme duke pretenduar se Aniston dhe Pitt po planifikojnë të kenë një fëmijë së bashku.

Sipas artikullit, ish-bashkëshortët ishin kthyer sërish bashkë dhe tani donin të kishin një fëmijë.

“Lajmi ishte mbushur me gënjeshtra dhe zero prova. Në fakt, kishte prova të konsiderueshme se lajmi ishte i pavërtetë”, shkruan “gossipcop”.

Martesa mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston zgjati pak dhe marrëdhëniet mes tyre u dëmtuan për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Por, më pas erdhi Angelina Jolie, pas të cilës u dashurua bukuroshi i Hollivudit e kjo bëri që t’i thoshte lamtumirë Anistonit.