.

Nuk flisnin me njëra-tjetrën prej 4 vitesh, konflikti mes dy këngëtareve sapo u rregullua, nga një degë ulliri

Ndonëse mike të pandara dikur, shoqëria mes dy këngëtareve të njohura u prish për shkak të disa balerinave të tyre të cilat kërcenin në të dyja ekipet.Kjo zgjati për shumë kohë, afro 4 vjet ndërsa nuk kanë munguar as kunjat publike.
Megjithatë konflikti mes Taylor Swift dhe Katy Perryt ka mbetur pas.Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Taylor e cila ka marë para koncertit një dhuratë simbolike prej Katy Perryt.
“Sapo erdha në dhomën e zhveshjes dhe gjeta këtë degë ulliri. Është kaq domethënëse për mua. Faleminderit Katy”,-ka thënë Taylor në video.