.

“Doktor s’duhet ta kishe lejuar?”/ Ristani i përgjigjet akuzave të Ibsen Elezit: S’dua të krahasohem me askënd, por…

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kreu i kësaj force politike për Kukësin, Ibsen Elezi foli me tone të ashpra.

Elezi atakoi edhe Arben Ristanin, duke thënë se si është e mundur që vihet Ristani në vend të Ridvan Bodes sekretar i Përgjithshëm pa qenë asnjë ditë anëtar.

Pas kësaj deklarate të Elezit, Ristani ka ardhur reagimi i parë nga Ristani,  i cili teksa ishte i ftuar në ‘ABC News’, i është përgjigjur akuzave t ëish-kreut të PD-së, në Kukës.

“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj. Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z. Boden si një nga figurat qëndrore të PD. E kam pasë edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të. Çështja nuk ishte të dalë në këto nivele personale, po diskutonin statutin, e mira ishte të diskutonim për setin e rregullave si ta bëjmë më mirë”, u shpreh Ristani.

Fjala e demokratit kuksian:

“Si mund ta zëvendësojë Ristani Ridvan Boden? Unë nuk e kam votuar Ristanin. Ridvani është njohës i mirë i strukturave. U bë një lobim i deputetëve dhe zgjodhën Ristanin. Ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Doktor nuk duhet ta kishe lejuar këtë.

PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama. Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon…”