.

Fitoi zgjedhjet në strukturën e lartë të BE-së, si e festoi Majlinda Bregu lajmin për punën e re

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, njoftoi pak ditë më parë në “Facebook”, votëbesimin për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke thënë: Fituam, por fitorja i takon vendit tim! Zonja Bregu i shprehu mirënjohjen shërbimit të jashtëm të Bashkimit Europian, Parlamentit Europian dhe Partisë Popullore, të cilën e quan “familja ime politike”.

Ajo tha se kandidatura e saj u votua bindshëm, duke u bërë e para shqiptare drejtuese në një pozicion të lartë ekzekutiv. Këtë event kaq të rëndësishëm në karrierën e saj, Bregu, mesa duket, ka vendosur ta festojë siç duhet. Ajo është fotografuar pak ditë më parë në një restorant të njohur në Durrës në shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe miqve./Panorama