.

VIDEO/ Qytetarët denoncojnë: Ndërtimet buzë detit në Sarandë po shkatërrojnë plazhet tona!

Pak minuta pasi portali hapur.al publikoi një status të Gjergj Bojaxhiut, i cili denonconte ndërtimet 10 metra larg detit në Sarandë, ka patur një valë denoncimesh në adresë të redaksisë sonë. Në prag të sezonit turistik po ndërtohet në mënyrë gati banditeske, shumë afër detit. Madje qytetarët na kanë sjellur edhe video për të dokumentuar shqetësimin e tyre. Ne kemi për detyrë që t’i japim zë qytetarëve në hapur.al por presim që edhe Kryetarja e Bashkisë së Sarandës të japë shpjegimet e saj për cfarë po ndodh momentalisht me ndërtimet në bregdetin e Sarandës. A lejohet të ndërtohet 10 m larg detit? Kush i ka dhënë këto leje? Do vijojmë ta ndjekim këtë problematikë në ditët në vijim.

 

@hapur.al