.

“Të ndalet kjo masakër”, banorët e Verrisë sërish në protestë kundër inceneratorëve(Fotot)

Banorët e Verrisë në Fier kanë sfiduar temperaturat e larta dhe kanë protestuar përmë shumë se një orë kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, për të cilin sipas PD, qeveria ka dhënë 28.3 milionë euro.
Banorët kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.
Ata kanë kërkuar të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre.

Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi.


Ai është shprehur se Ka 4 muaj që PD ka sfiduar qeverinë me kërkesën për debat publik për aferën e inceneratorëve, por qeveria fshihet.
“Fituesi i tenderit, klient i qeverisë merr 28.3 milion euro nga shteti me 24.10.2016 dhe dy javë me pas ia shet italianit për 15 milionë euro. Përlarje 13.3 milion euro për 2 javë pa pasur nevojë as të blesh një kompjuter dhe as një lopatë’, theksoi në fjalën e tij Jamarbër Malltezi.