.

E ftuar në 10 dasma, 32 vjeçares i ikën truri: Kam shpenzuar 30 mijë dollarë

Një vajzë 32 vjeçare kohët e fundit ka shpenzuar afro 30 mijë dollarë, për të shkuar në dasmat e miqve të saj. Ajo tha për revistën ‘Female’ se i ka ikur truri kur ka bërë llogarinë e shpenzimeve totale. Kaq shumë lekë i ka harxhuar pasi disa prej dasmave kanë qenë jashtë vendit; dhe përveç veshjeve; i është dashur të paguaj dhe biletat e udhëtimit apo hotelin në disa raste. Kjo do të thotë që të ruash miqësinë shpesh herë është edhe e kushtueshme.


Janine që jeton në Sydney tha se vitin e kaluar ka qenë e ftuar në dhjetë dasma dhe ka shpenzuar mbi 5.000 dollarë vetëm për fluturimet, shto këtu edhe strehimin, veshjet e dasmave dhe dhuratat.
Ndërsa këtë vit mendon se do të shpenzojë edhe më shumë, pasi ka dy dasma për të marrë pjesë dhe të dy janë jashtë vendit: njëra është planifikuar për Bali, dhe tjetra në Afrikë.


‘Unë mendoj se nëse jeni të ftuar në një martesë atëherë kjo është një nder, kështu që unë përpiqem të bëj atë që mundem që të jem atje. Kam udhëtuar tetë orë nëpër shtetin Victoria për të shkuar në një martesë këtë vit. Kam pasur një herë një situatë ku kisha dy dasma për të marrë pjesë gjatë një fundjave, kështu që fluturova në Melburn të premten dhe të shtunën në mëngjes fluturova në Adelaide,” tregoi vajza.


Janine që punon si konsulente e menaxhimit tha se nuk dëshiron të mendojë për sasinë “e frikshme” të parave që ka shpenzuar gjatë viteve që ka shkuar në dasma – por nga një llogari paraprake mendon se kjo shifër mund të shkojë deri në 30,000 dollarë. “Kjo më bën të ndihem pak keq duke menduar se sa mund të kem shpenzuar,” tha ajo.


Sipas një sondazhi kosto mesatare e dasmës në Britani apo vende të tjera të zhvilluara, mund të kalojë më shumë se 1279 dollarë; dhe nëse është një destinacion i largët, shpenzimet mund të jetë diku te 1500 dollarë.

“Unë harxhoj së paku 150 dollarë për çdo dhuratë, por ka kosto të tjera, një veshje dasme e cila mund të jetë deri në $ 700, flokët dhe kozmetikë mund të kushtojnë $ 140 dhe pastaj ka gjithmonë kosto shtesë të transportit në ditë”, u shpreh Janine ndërsa shtoi: “Kohët e fundit kam udhëtuar në Hong Kong për një fundjavë që kushtoi rreth 2500 dollarë’’. Megjithatë pavarësisht shpenzimeve, të marrësh pjesë në një dasmë është gjithmonë kënaqësi. Përktheu, hapur.al